Skuadra e Zurich-ut si vendas mezi fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Luzernit. Në minutën e 55-të, reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, për bukuri asistoi dhe Odey shënoi për fitoren e madhe te Zurich-ut. Kololli luajti deri në minutën e 83-të, kur u zëvendësua nga Mirlind Kryeziu, ndërsa Hekuran Kryeziu u largua nga fusha në minutën e 69-të dhe Toni Domgjoni u paraqit i plotë. Luzerni ka qenë i pafat dhe mbetet pa pikë. Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj luajtën standardë për Luzernin, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë. Zurich renditet në vend të katërt me 11 pikë, kurse Luzerni është i pesti me 9 sosh.
Liga e Zvicrës
Young Boys-Baseli 7:1
Zurich-Luzern 1:0
St. Gallen-Lugano 2:2
Grasshoppers-Xamax 3:1
Thun-Sion 4:1
Tabela
1. Young Boys 7 7 0 0 21
2. Thun 7 3 2 2 11
3. St. Gallen 7 3 2 2 11
4. Zurich 7 3 2 2 11
5. Luzern 7 3 0 4 9
6. Lugano 7 2 3 2 9
7. Basel 7 2 3 2 9
8. Grasshoppers 7 2 1 4 7
9. Sion 7 2 0 5 6
10. Xamax 7 1 1 5 4