Nurnberg ka 28 vite pa fituar në Dortmund… - Bota Sot
Nurnberg ka 28 vite pa fituar në Dortmund…

Futboll

Nurnberg ka 28 vite pa fituar në Dortmund…

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 23:52
Dortmund

Kanë kaluar 28 vite nga hera e fundit që Nurnberg ka dalë nga Dortmund me tre pikët, por ekipi i ardhur nga kategoria e dytë në këtë edicion do të synojnë t’i shkaktojnë Borussia-s humbjen e parë në këtë sezon.

Borussia ka shënuar shtatë nga tetë golat në këtë edicion të Bundesliga në dy ndeshjet e para dhe ka shënuar tre ose më shumë gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi për kampionatin gjerman.

Sivjet, në shtëpi, ekipi i Lucien Favre ka fituar 4-1 ndaj Leipzig dhe 3-1 ndaj Frankfurt. Hera e fundit që Nurnberg ka shënuar në Dortmund daton në vitin 2006 dhe që atëherë Borussia ka regjistruar shtatë ndeshje radhazi ka pësuar gol në pesë fitore dhe dy barazime.

Një fillim i mirë i kampionatit nga miqtë, i jep atyre optimizëm për të thyer këtë tabu, nisur nga fakti që ata nuk kanë shënuar vetëm në 1 nga 12 ndeshjet e fundit.

Jashtë fushe, Nurnberg ka shënuar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, përfshi edhe golin në minutën e 92-të të ndeshjes së kaluar kundër Werder Bremen, që i dha barazimin 1-1.

Futbollisti për t’u ndjekur te Dortmund është Christian Pulisic, i cili jo vetëm shënoi golin e barazimit në ndeshjen e fundit kundër Hoffenheim, për edhe golin e fitores në Champions League ndaj Club Brugge.

Tetë golat e shënuar nga Dortmund në këtë edicion të Bundesliga, janë shënuar nga tetë autorë të ndryshëm. Dortmund ka fituar në pjesën e parë të shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...