Manchester City është vënë në kërkim të mesfushorit të Lyon, Tanguy Ndombele.
“The citizens” kanë dështuar në ofertën e dërguar gjatë verës e cila përfshinte rreth 50 milionë euro, mirëpo performancat e mira të lojtarit kanë bërë që interesimi i Guardiolas të mos largohet.
Ndombele ka shkëlqyer edhe në fitoren 2:1 të Lyon ndaj City në Ligën e Kampionëve dhe sipas “Le 10 Sport” strategu spanjoll po vazhdon përpjekjet për një marrëveshje me lojtarin.
21 vjeçari do të ishte zëvendësimi ideal për Fernandinhon i cili tashmë është 33 vjeçar.
City ka shfaqur interesim edhe për Weigl e Jorginho më herët mirëpo nuk arriti diçka konkrete.