Barcelona nuk tremb më

Futboll

Barcelona nuk tremb më

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:06
Barcelona nuk tremb më, Messi nën akuzë

Kur Lionel Messi dështon, Barcelona dështon. Të analizosh argjentinasin, do të thotë të analizosh skuadrën e tij. Nëse ai nuk ia del, atëherë askush tjetër nuk ngre kokë. Numri 10 e nisi mirë ndeshjen kundër Leganesit, u kuptua mirë me Kutinjon dhe më pas përplasi një top në traversë.

Por, kur ai u fik, u shua edhe skuadra dhe në fund, kapiteni ishte edhe lojtari që humbi më shumë topa gjatë gjithë ndeshjes: 28. Pas tij u rendit Buskets me 16, po aq sa edhe Kutinjo, por braziliani është i justifikuar prej rolit të tij dhe për faktin se luan më vertikalisht. Pastaj, në listën e gabimeve u rendit Serxhi Roberto (12 topa) dhe pesëshen e parë e mbylli Dembele.

Vitin e shkuar, katalanasit për pak sa nuk e mbyllën sezonin të pamposhtur dhe rivalët kishin frikë të përballeshin me makinerinë perfekte të Ernesto Valverdes. Por, këtë vit, Barça pësoi humbjen e parë nga Leganesi që në javën e 6-të. Megjithatë, ajo që shqetëson është fakti se ata kanë vuajtur në 5 nga 8 ndeshjet e deritanishme të sezonit në të gjitha kompeticionet.

Kundër Sevijës në Superkupë dhe Real Sociedadit dhe Hueskës në kampionat, ata kanë qenë në disavantazh, por ia kanë dalë ta përmbysin në fund. Por ndaj Gironës arritën vetëm një barazim, ndërsa ndaj Leganesit nuk arritën dot ta përmbysnin rezultatin. Në këtë fazë të sezonit të shkuar kishin pësuar vetëm dy gola në kampionat, ndaj 7 që ka nxjerrë Ter Shtegen nga porta e tij këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat