Tovërlani: Në Kosovë s’ka futboll, turp që 89-shi fitoi - Bota Sot
Tovërlani: Në Kosovë s’ka futboll, turp që 89-shi fitoi

Futboll

Tovërlani: Në Kosovë s’ka futboll, turp që 89-shi fitoi

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:15
Tovërlani: Në Kosovë s’ka futboll, turp që 89-shi fitoi

Trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani, ka shpërthyer ndaj gjyqtarit Tefik Maloku pas humbjes nga Trepça ’89. Ai tha që i vjen keq që 89-shit i ka mbetur të fitojë me ndihmën e referëve. “Më falni por nuk e pasket parë ndeshjen nga fillimi fare. Gjyqtari na dëmtoi nga minuta e parë. Kush janë ata që e analizojnë këtë gjyqtar? I kam treguar kryetarit të FFK-së dhe gjyqtarëve se këta gjytarë do t’ua hanë kokën”, deklaroi Tovërlani, përcjellë Gazeta Olle. “Këtu s’ka futboll, po e rrejmë vetveten. Gjyqtari nuk na lejoi as që të luajmë futboll”. “Fatkeqsisht 89-shi ka ardhur në një pozitë që të fitojë ndeshjen me ndihmë të gjyqtarëve”, shtoi ai. Ferizaj luajti nga minuta e 35 me një futbollist më pak në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...