‘Derby della Capitale’, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë të Romës

Futboll

‘Derby della Capitale’, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë të Romës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:10
Stadiumi "Olimpico"

Derbi i zjarrtë mes Romës dhe Lazios do të zhvillohet ditën e shtunë (sot).

Dy nga kryeqyteti italian do të përballen me njëra tjetrën me të vetmin synim fitoren.

Si Roma ashtu edhe Lazio në këtë takim futen pas fitoreve të arritura në mesjavë, ku Giallorosët mposhtën 4-0 Frosinonen, ndërsa Lazio triumfoi në udhëtim te Udinese.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha do të jetë në portë nga minuta e parë, ndërsa Riza Durmishi dhe Valon Berisha në bankë te Lazio.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco i ka qëndruar besnik formacionit 4-3-3, me Dzekon që është rikthyer në sulm pas mungesës në mesjavë.

Formacionet zyrtare:

Roma: Olsen, Santon, Manolas, Fazio, Kolarov, N’Zonzi De Rossi, Pastore, Florenzi, Dzeko, El Shaarawy.

Lazio: Strakosha, Caceres, Acerbi, Luiz Felipe, Marusic, Parolo, Leiva, Savic, Lulic, Luis Alberto, Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat