Dortmund lider i Bundesligës, pas fitores sensacionale ndaj Bayer Leverkusenit

Futboll

Dortmund lider i Bundesligës, pas fitores sensacionale ndaj Bayer Leverkusenit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 20:58
Foto nga ndeshja

Borussia Dortmundi është lider i ri i Bundesligës duke e lënë prapa rivalin Bayern Munich, pas fitores me përmbysje dramatike ndaj Bayer Leverkusenit të shtunën në Leverkusen.

Si skuadër e pamposhtur në pesë javët e para në ligën elitare gjermane, Dortmundi e nisi si mos më keq përballjen me Leverkusenin duke e humbur pjesën e parë 2-0, por u rikthyer në mënyrë sensacionale dhe shënoi plot katër herë për të fituar 4-2 në fund.

Weiser dhe Tah i dhanë epërsinë e rehatshme Leverkusenit në minutat 9-të dhe 39-të.

Megjithatë, dy zëvendësime të hershme në pjesën e dytë nga trajneri Favre dhanë fryt, sidomos ajo e Paco Alcacer.

Rikthimi sensacional i Dortmundit nisi në minutën e 65-të, kur Larsen shënoi golin e parë të mysafirëve.

Vetëm katër minuta më vonë, Marco Reus shënoi për 2-2.

Ndërsa, triumfin madhështor në këtë takim për Dortmundin e siguroi sulmuesi spanjoll Paco që shënoi dy herë në minutën e 83-të dhe 94-të.

Dortmund tani ka 14 pikë në vendin e parë, një më shumë se Bayern Munich në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat