Maradona, Messit: Pensionohu nga Argjentina

Futboll

Maradona, Messit: Pensionohu nga Argjentina

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:46
Lionel Messi

Lionel Messi duhet të pensionohet nga Argjentina sipas legjendës së futbollit Diego Maradona.

Maradona ka thënë se do t’i thoshte Messit që të mos luajë më për Kombëtaren e Argjentinës.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 mendon se golashënuesi më i mirë i Argjentinës duhet të pensionohet.

“Mos shko më”, kështu iu përgjigje pyetjes Maradona për Messin.

“U-15 pësojnë humbje dhe faji i mbetet Messit. Ndeshja mes Racing dhe Boca Juniors luhet, Messi fajësohet. Gjithmonë faji mbetet i tij”.

“Unë do t’i thosha që të mos shkojë më. Ta shohim nëse do të mbijetojnë pa të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat