Po e sulmojnë të gjithë

Futboll

Po e sulmojnë të gjithë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:05
Jose Mourinho

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij Jose Mourinho, pas kritikave të shumta që ka marrë ky if undit.

Luke Shaw ka insistuar duke thënë se faji nuk duhet t’i vihet Jose Mourinhos pas humbjes së Manchester Unitedit të shtunën nga West Hami me rezultatin 3:1.

“Ne duhet të lëvizim, duhet të koncentrohemi më shumë, duhet ta kërkojmë topin, ne duhet të luajmë. Kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë pas ndeshjes.

“Është dëshpëruese dhe shumë, shumë keq për ne”.

“Ne duhet ta shikojmë vetën si lojtarë. Ne jemi ata që futemi në fushë. Trajneri nuk futet në fushë apo jo?”.

“Ai është për ta dërguar një ekip në fushë dhe mendon se skuadra e tij duhet të fitojë. Ne kemi një ekip të fortë. Nuk ka arsye. Si lojtarë nuk ishim të mirë mjaftueshëm”, tha Shaw.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat