Fanella e kaltër në ankand

Futboll

Fanella e kaltër në ankand

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:00
Zinedine Zidane

Fanella e kaltër me nr.10, me të cilën Zinedine Zidane shënoi dy golat legjendarë në finalen e Kupës së Botës më 12 korrik 1998 përballë Brazilit do të dalë në ankand më 13 tetor në hotel Drouot në Paris, njoftoi kompania e ankandeve ”Coutau-Begarie”.

Me një vlerë rreth 40 000 euro, kjo fanellë historike, njëra nga dy bluzat që mbajti atë mbrëmje lojtari i kaltër, qëndroi për disa vite brenda rrethit familiar të lojtarit përpara se ti dhurohej një miku, i cili preferoi të ruajë anonimatin, sqaroi për median eksperti i shitjes Jean-Marc Leynet, raporton atsh.

Një kujtim emblematik i finales së paharrueshëm të futbollit francez, fanella me masën XL ishte pikërisht ajo që mbajti veshur  “Zizou” në pjesën e parë të ndeshjes, ku dhe shënoi dy golat e parë për skuadrën e kalër në Stadiumin e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat