Të ‘mëdhenjtë’ janë favoritë në Champions League

Futboll

Të ‘mëdhenjtë’ janë favoritë në Champions League

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:31
Pamje nga një ndeshje

Bayern Munihu luan para shikuesve të vet dhe pret fitore kundër skuadrës së mirënjohur holandeze, Ajax, në kuadër të xhiros së dytë të grupit E të Champions League në futboll.  Bavarezët kanë përparësinë e fushës, kurse Ajax synon të befasojë. Të dyja ekipet në hapje të fazës së grupeve kishin shënuar fitore dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ecuri edhe sonte mbrëma.  Sfida me rivalitet pritet edhe mes skuadrës greke AEK dhe Benfica-s nga Portugalia.

Benfica ka ekipin më të mirë dhe mund të shkëpus pikë nga Athina. Në grupin F, ndeshje e fortë pritet mes gjermanëve të Hoffenheimit dhe Manchester Cityt nga Anglia. Cityt hiqet favoritë, por nuk do ta ketë lehtë me skuadrën gjermane, në kuadër të grupit F. Hoffenheim në hapje kishte barazuar në udhëtim 2:2 me Shakhtarin, kurse City si vendas ishte mundur me 2:1 nga Lyoni. Në grupin G, Roma pret fitore kundër Plzenit nga Çekia, kurse Real Madridi kërkon fitoren e radhës, kësaj radhe në Moskë kundër CSKA-s. Reali është favoritë në çdo aspekt dhe vetëm ndonjë çudi mund t’i lërë pa pikë nga ky udhëtim. 

Në grupin H, Juventusi pa Cristiano Ronaldon e suspenduar është favoritë i madh ndaj kampionit të Zvicrës, Young Boys, kurse Manchester Utd ka sfidë jo të lehtë me Valencinë. Përballë kampionëve në fuqi të Zvicrës, Young Boys, do të jetë sërish radha e Mario Manxhukiçit, që po kalon moment fantastik, teksa duhet parë edhe gjendja e Paulo Dybala, që ndaj Napolit mori një goditje në kavilje. Do të vazhdojë të jetë jashtë fushe edhe Douglas Costa. Bardhezinjtë duan një tjetër fitore për të konsoliduar kreun e grupit.

Në po të njëjtin grup, në fushë do të zbresë edhe Manchetser United, që vjen nga një situatë e tensionuar, mes toneve të larta, polemikave, bankës së lëkundur të Mourinhos dhe luftës së hapur mes tij dhe Pogba. United do të presë në “Old Trafford” Valencia, që humbi me Juven në sfidën e parë. ‘Djajve të Kuq’ gjithsesi i duhet fitorja, në rast të ndonjë gabimit, mund ta vënë veten në vështirësi në sfidat e ardhshme. Megjithatë Manchester Utd e ka nisur mirë fazën e grupeve me fitoren 3:0 ndaj Young Boysit dhe nëse e mundin edhe Valencinë, atëherë kanë gjumë të qetë në katër xhirot e ardhshme.

Sonte, xhiro 2

Grupi E

AEK-Benfica     21.00

Bayern-Ajax     21.00

Grupi F

Hoffenheim-Manchester City 18.55

Lyon-Shakhtar Donetsk  21.00

Grupi G

Roma-Plzen     21.00

CSKA (M) - Real Madrid  21.00

Grupi H

Juventus-Young Boys       18.55

Manchester United-Valencia 21.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat