Futbollisti argjentinas është i lumtur në Paris.
Angel Di Maria do të vazhdojë të jetë një lojtar i Paris Saint-Germain.
Kësisoj të paktën raportojnë mediat franceze, sipas të cilave argjentinasi ka arritur marrëveshje me kampionët e Ligue 1 për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjerë.
Kontrata aktuale e 30-vjeçarit përfundon verën e ardhshme, por shumë shpejt ai pritet të nënshkruajë deri në 2021.
Di Maria u transferua te PSG në verën e vitit 2015 nga Manchester United për 63 milionë euro.