Hasi në krye të Lirisë! Drejtuesit heshtin, Gjinali askund

Futboll

Hasi në krye të Lirisë! Drejtuesit heshtin, Gjinali askund

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:11
Hasi në krye të Lirisë! Drejtuesit heshtin, Gjinali askund

Sot Gëzim Hasi ka udhëhequr stërvitjet e klubit me renome Liria nga Prizreni. Në fakt, ai ka qenë ndihmëstrajner i Bedridin Gjinalit, ky i fundit dje nuk doli në stërvitje me futbollistët.  

Flitet se Hasi është kryetrajner i ri, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga FC Liria. Sipas burimeve, Gjinali sot nuk është pa askund në klub, kurse Hasi ka udhëhequr stërvitjen.

Image

Është e çuditshme sepse drejtuesit e FC Liria ende nuk dalin me një njoftim zyrtar se është apo jo kryetrajner Gjinali apo kjo detyrë ju është besuar Hasit! Gjithçka pritet të sqarohet! Ose Hasi është trajner i përkohshëm deri të zgjedhja e të riut. Mjegulli në klubin me renome!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat