Van Bomel: Dua hakmarrje

Futboll

Van Bomel: Dua hakmarrje

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:58
Van Bomel: Dua hakmarrje

Italinë dhe Milanon i njeh mirë, por edhe “skenën” europiane: për Mark van Bomel, trajnerin e PSV-së, sfida me Interin e programuar për nesër në mbrëmje, nuk do jetë si gjithë të tjerat: për vitet e kaluara me fanellën e Milanit, por në veçanti për zhgënjimin në një finale Champions-i pikërisht kundër zikaltërve, si lojtar i Bajernit të Mynihut:

“Në 2010-ën humbën në etapën e fundit kundër Interit. Tani do e sfidoj me PSV-në: do jetë, për mua, një ‘derbi’ i vogël. Kanë kaluar tetë vite nga ndeshja e Madridit, por ende dhemb. Interi i Murinjos ishte taktikisht perfekt, nuk arritëm ta luftonim. Megjithatë, kur u transferova te Milani në janar 2011 pata një minihakmarrje: fituam derbin e fazës së dytë 3-0 dhe në fund morëm titullin”, kanë qenë fjalët e holandezit në intervistën për “Gazzetta dello Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat