Gjermanet shumë të forta për Kosovën

Futboll

Gjermanet shumë të forta për Kosovën

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:42
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U-19 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje përballë Gjermanisë, me rezultat 6:0, në ndeshjen e parë në kuadër të grupit 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Skocia 2018” në futboll, që po mbahen në Irlandën e Veriut.

Derisa në pjesën e parë vashat tona arritën t’i bëjnë ballë mjaft mirë sulmeve të vazhdueshme të gjermaneve, duke pësuar vetëm një gol, në pjesën e dytë forca fizike e bëri të veten dhe në fund gjermanët realizuan edhe pesë gola tjerë.

Golat i shënuan: Krumbiegel (35'), Kossler (47’ e 61’), Nusken (48’), Wieder (61') dhe Cal (71’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat