Lopetegui në hall - Bota Sot
Lopetegui në hall

Futboll

Lopetegui në hall

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:42
Lopetegui në hall

Nuk kanë të sosur problemet tek Reali. Përveç rezultateve negative, një tjetër gjë që shqetëson madrilenët është mungesa e golit.”Los Blancos” nuk shënojnë prej tre ndeshjesh, e kjo gjë nuk ndodhte prej 11 vjetësh.

Sigurisht, këtu ndjehet edhe mungesa e Cristiano Ronaldos, i transferuar tek Juventusi gjatë verës, por dhe merkatoja e vakët e skuadrës mbretërore. E pikërisht një nga blerjet e verës së këtij viti, Mariano Diaz, nuk po gjen hapësirat e duhura tek Reali. Julen Lopetegui i beson “verbërisht” Karim Benzema, megjithëse sulmuesi francez ka gjashtë ndeshje pa shënuar gol. Sipas mediave spanjolle, Mariano kërkon hapësirat e tij, pas vitit të shkëlqyer që kaloi me Lyonin.

E jo vetëm 25-vjeçari. Edhe tifozët e kampionëve të Europës kërkojnë me ngulm futbollistin nga Republika Domenikane, të jetë pjesë e formacionit titullar, pasi Benzema e ka shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. E në fakt, kur Mariano u fut në fushë në humbjen me CSKA-në e Moskës, u duk se takimi ndryshoi shumë për madrilenët, me skuadrën që arriti të krijojë raste dhe volum loje. Ndoshta Lopetegui duhet të ndryshojë diçka tek ekipi i tij pas tre rezultateve negative, e ish-futbollisti i Lyon mund të bëhet shpëtimtari i skuadrës “merengues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...