Lista e Kosovës për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe - Bota Sot
Lista e Kosovës për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe

Futboll

Lista e Kosovës për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:35
Kosova

Trajneri Bernar Challandes ka hequr dilemat e fundit për të kompletuar listën e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme me Maltën dhe Ishujt Faroe.

Sport News mëson që trajneri zviceran ka bërë tre ndryshime në emra, ndryshe nga grumbullimi i shtatorit.

Mbrojtësi Ardin Dallku, mesfushori Valon Berisha dhe sulmuesi Lirim Kastrati zëvendësojnë Kastriot Dermakun, Bersant Celinën dhe Jetmir Krasniqin.

Dilemën e fundit, Challandes e ka pasur me mbrojtësin Ardin Dallku, por pas angazhimit me Voskla Poltavan në Ligën e Evropës, 67-vjeçari ka vendosur ta rikthejë te Kosova, vëllanë e vogël të Armend Dallkut.

Për herë të parë në karrierë është ftuar sulmuesi Lirim Kastrati. 19-vjeçari me Lokomotivën e Zagrebit ka shënuar 6 gola në Kroaci, duke ndarë vendin e parë në listën e golshënuesve me serbin Komnen Andri?. Kastrati do të sjellë të Kosova një tip tjetër të sulmuesit që me të vërtet i është dashur dardanëve, ndryshe nga Atdhe Nuhiu e Vedat Muriqi që kanë stil pothuajse të njëjtë.

Lista e plotë e 24 futbollistëve të ftuar nga Challandes te Kosova, listë që pritet të zyrtarizohet të premten pasdite.

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Faton Maloku – FK Kukësi
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mergim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax

Mesfushorë:
Valon Berisha – Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Bernard Berisha – Akhmat FC
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Donis Avdijaj – FC Willem II

Sulmues:
Elbasan Rashani – Odds BK
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...