Moratti nuk pranon të kandidojë për kryetar të federatës

Futboll

Moratti nuk pranon të kandidojë për kryetar të federatës

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:45
Massimo Moratti

Ish-presidenti i Interit nuk dëshiron të marrë një rol kaq të rëndësishëm. Massimo Moratti nuk do të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit.

Ish-numri një i Interit ka refuzuar kategorikisht ofertën që i kanë bërë presidentët e klubeve të Serie A.

Moratti ishte kandidatura e përzgjedhur nga liga italiane e futbollit por me refuzimin e tij, tashmë Agnelli, Preciozi dhe të tjerët duhet të propozojnë një tjetër për të qenë kandidaturë për marrjen e drejtimit të Federatës Italiane të Futbollit.

Moratti nuk ishte bindur për të bërë një zgjedhje të tillë dhe në fund vendosi të lërë thatë presidentët e klubeve të Serie A të cilët e shikonin si një opsion të shkëlqyer ish presidentin e Interit për drejtimin e Federatës pas largimit të Tavecchios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat