E akuzuan për përdhunim, Ronaldo bëhet gati për mbroje. Ja cili është avokati VIP

Futboll

E akuzuan për përdhunim, Ronaldo bëhet gati për mbroje. Ja cili është avokati VIP

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:09
Cristiano Ronaldo dhe Ketrin Mojorgae

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, po përgatitet për mbrojtjen ndaj akuzave për përdhunim.  Ylli i futbollit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati i VIP-ave, Davi Cesnof.

Kujtojmë se ky i fundit ka qenë mbrojtës i disa prej personave më të njohur kur ata kanë pasur probleme me ligjin, Cesnof ka marrë në mbrojtje Paris Hilton, Majk Tajson, Andre Agasi apo Bruno Omar.

Portugezi i Juventusit ka vendosur të përfaqësohet nga avokati i yjeve të artit në gjyqin kundër modeles 34-vjeçare Ketrin Mojorgae.

Ajo e ka akuzuar Ronaldon se e ka përdhunuar n]ë vitin 2009 në Las Vegas madje ka theksuar se është paguar me 375 mijë dollarë nga sulmuesi për të mbyllur gojën.

Duke qenë se ky lajm është publikuar thuajse nga mediat e të gjithë botës, autoritetet amerikane kanë vendosur të hapin një çështje.

Për këtë arsye Ronaldo ka vendosur të mbrohet nga avokati Cesnof, i cili ka shumë reputacion në Amerikë, duke qenë e në karrierën e tij ka mbrojtur edhe klientë si Leonardo DiCaprio apo familjen e Michael Jackson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat