Dekani i revoltuar: Kush e ka radhën nesër? - Bota Sot
Dekani i revoltuar: Kush e ka radhën nesër?

Futboll

Dekani i revoltuar: Kush e ka radhën nesër?

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:08
Musa i revoltuar: Kush e ka radhën nesër?

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit, Musa Selimi, është i revoltuar për sulmin fizik që i ka ndodhur kryetrajnerit të Llapit të Podujevës, prof. Bylbyl Sokoli. Ai pyet: Kush e ka radhën nesër? “Sot u sulmua profesori, trajneri e pedagogu i njohur Bylbyl Sokoli, a thua deri kur do zgjatë kjo gjendje kur nuk ke siguri të kthehesh në shtëpinë tënde?

Ai ka udhëheqë shumë klube me shumë sukses dhe ka edukuar e ngritur shumë lojtarë, brenda dhe jashtë Kosovës dhe është shqetësues sulmi ndaj tij! Kush e ka radhën nesër? Në emër të Fefs shprehë indinjatën time të thellë për këtë akt mizor që nuk përkon me vlerat universale të sportit. Qëndro i fortë kolegë i nderuar! Karriera jote flet më shumë se një sulm tinëzar.

Sporti po na bën krenarë në vendin tonë të pasigurtë. Kjo nuk na duhej”, shkruan Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...