Baras në derbin e madh anglez, Mahrezu huq penalltinë

Futboll

Baras në derbin e madh anglez, Mahrezu huq penalltinë

Nga: K. Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:24
Baras në derbin e madh anglez, Mahrezu huq penalltinë

Tri skuadra janë të pamposhtura në Premier League, Chelsea, Liverpooli e Manchester City.  Liverpooli ka qenë me fat të madh, sepse ka mundur ta humbë sfidën në fund, por për fat të mirë të tyre Mahrez nuk u tregua i saktë nga penalltia.

Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin në “Anfield” Liverpooli u nda baras me rezultat 0:0 me kampionin në fuqi Manchester Cityn, në derbin e javës së tetë. City udhëheq kreun 20 me pikë, sa ka edhe Chelsea në vend të dytë dhe Liverpooli në pozitën e tretë ose të tria skuadrat kanë nga 6 fitore, 2 barazime dhe janë pa humbje.

Në minutën e 86-të, rasti më i mirë për Cityn, por futbollisti Riyad Mahrez, ka qenë figura tragjike për skuadrën e tij, pasi që dështoi nga penalltia. Ndërkaq, ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, nuk ka pasur asnjë minutë lojë në derbin e madh anglez. Trajneri Jurgen Klopp i Liverpoolit megjithatë ndali një pikë ndaj Cityt që drejtohet nga Pep Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat