Spalletti vlerësoi frymën e Interit

Futboll

Spalletti vlerësoi frymën e Interit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:17
Spalletti vlerësoi frymën e Interit

Skuadra e Interit shënoi fitore si mysafirë me rezultat 2:1 në përballje me Spal-in, në kuadër të Serie A. Interi ngritët në vend të tretë me 16 pikë, ka tetë me pak se lideri Juventusi. “Kishte të panjohura për të luajtur përsëri në kampionat, pas një performancë të shkëlqyer në Champions League”, tha trajneri i Interit, Luciano Spalletti për “Sky Sports”. “U përpoqëm për të fituar terren dhe ta kishim ne qarkullimin e topit. Nuk ishte e lehtë për të marrë rezultatin maksimal këtu dhe këtë e kemi vënë re nga minuta në minutë. Kur Spal sulmoi fort, i kemi humbur disa topa në mesfushë. Keita? Duhet ta lejojmë të luajë futboll si dëshiron. Ai është një lojtar i shpejtë dhe me cilësi. Ka nevojë për më shumë vetëkontroll në fushë, sepse e gjen veten jashtë pozicionit. Sidoqoftë, është normale që kjo të ndodhë”, ka thënë ai. Spalletti vlerësoi frymën e Interit, i aftë për të shikuar përpara, pas golit të Paloschi, që mund t’ua “priste këmbët” të tijve: “Sapo rezultati u barazua, ne kemi reaguar mirë. Ky nuk është tipar i shumë skuadrave. Edhe ne, fillimisht, nuk kishim imunitet nga këto situata, por tani gjërat kanë ndryshuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat