Rusi-Suedi dhe rezultati që mungon prej 24 vitesh - Bota Sot
Rusi-Suedi dhe rezultati që mungon prej 24 vitesh

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Rusi-Suedi dhe rezultati që mungon prej 24 vitesh

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 07:30
Aleksandr Golovin

Rusia e vendit të parë do të presë Suedinë e vendit të fundit në Grupin 2 të Ligës B, në një ndeshje të vlefshme për javën e tretë të Nations League, që do të zhvillohet këtë të enjte në mbrëmje. Rusët do të presin suedezët për herë të tretë që nga viti 2000 (2 fitore, 1 barazim), me vendasit që nuk pësojnë humbje ndaj kundërshtarëve të tyre skandinavë që nga 1994-a (2 fitore, 2 barazime).

Duke përfshirë Kupën e Botës dhe Kupën e Konfederatave, Rusia ka luajtur 19 ndeshje në shtëpi që nga Euro 2016, duke mos pësuar gol në vetëm katër nga këto takime. Në fakt, ata kanë pësuar 28 gola në këtë periudhë, 1.47 për ndeshje.

Suedia, nga ana tjetër, ka arritur të marrë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë (1 fitore, 2 barazime, 4 humbje), duke mos shënuar gol në katër prej këtyre sfidave. Ata kanë arritur të shënojnë dy gola në katër përballjet e fundit direkte kundër Rusisë. Ndërkohë, 78% të golave të shënuar nga Suedia në 10 ndeshjet e fundit kanë ardhur në pjesën e dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test