Të lënduar

Futboll

Të lënduar

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:29
Kombëtarja e Shqipërisë

Largohen nga Kombëtarja Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani, grumbullohen me emergjencë Ivan Balliu dhe Sabien Lilaj. Ky është zhvillimi më i fundit në kampin kuqezi në kuadër të përgatitjeve për ndeshjes e së dielës me Izraelin. Në një njoftim për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit, sqaron se lojtarët që lanë grumbullimin kanë patur probleme fizike.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulore të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor, ora 20:45, në Izrael. Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat