Moratti zbulon si “ra në dashuri” me Mourinhon falë një interviste - Bota Sot
Moratti zbulon si “ra në dashuri” me Mourinhon falë një interviste

Futboll

Moratti zbulon si “ra në dashuri” me Mourinhon falë një interviste

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:11
Moratti dhe Mourinho

José Mourinho “ra në dashuri” me Europën, pas fitimit të Ligës së Kampionëve me Porton, në vitin 2004, derisa ia doli të fitojë edhe “tripletën” në stolin e Interit. Kulmin e suksesit e regjistroi në Itali, me zikaltrit e Milanos, kur ata kishin president Massimo Morattin.

Dashuria e këtij të fundit me trajnerin portugez nuk nisi nga triumfet e Mourinhos, por supozohet se u përcaktua nga fitorja e Ligës së Kampionëve (në vitin 2004) kundër Deportivo la Coruña. Porto shkoi në këtë ballafaqim me detyrën e vështirë për të marrë një barazim, pas rezultatit pa gola në Portugali.

“Arsyeja pse Mourinho ishte gjithmonë në mendjen time nuk ishte triumfi i Portos në Ligën e Kampionëve, por ajo intervistë që dha pas një barazimi kundër Deportivo”, – thotë ish-presidenti i Interit.

Moratti e kuptoi madhështinë e trajnerit portugez, kur një gazetar pyeti se si do të përballet me ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions-it: “Në ndeshjen e parë, Porto nuk fitoi në shtëpi dhe kthimi ishte larg, në transfertë. Një gazetar e pyeti Mourinhon se si do ta përgatiste atë ndeshje. Ai iu përgjigj se tashmë po mendonte për finalen. Ishte ai moment, kur mendova se Mourinho ishte me të vërtetë i madh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...