Virgil van Dijk është rikthyer në Liverpooli nga pushimi internacional për shkak të shqetësimeve për një lëndim në brinjë.
Ylli holandez shënoi golin e parë në fitoren, 3-0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve në Amsterdam.
Por, trajneri, Ronald Koeman ka vendosur ta rikthejë atë në Angli para sfidës me Belgjikën të martën,
Van Dijk ka luajtur i lënduar në fitoren, 3-0 ndaj ish-skuadrës së tij, Southampton.
Dhe ai startoi edhe në ndeshjet ndaj Chelseat, Napolit dhe Manchester Cityt.
Kuptohet se 27-vjeçari është rikthyer në Liverpool për tretman mjekësor, derisa ende nuk dihet nëse ai do të mungojë ndaj Huddersfieldit më 20 tetor.