Një analist: Gjashtë veta nuk e këndojnë himnin, turpërohu Maqedoni

Futboll

Një analist: Gjashtë veta nuk e këndojnë himnin, turpërohu Maqedoni

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:48
Një analist: Gjashtë veta nuk e këndojnë himnin, turpërohu Maqedoni

Analisti maqedonas Aleksandar Gencov i njohur me qëndrimet e tij kontraverse kur janë në pyetje marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase mbrëmë në facebokun e tij ka shkruar se për herë të parë në histori ka pasur më shumë lojtarë jomaqedonas: "6 veta nuk e këndojnë himnin. Po luan ekipi Kombëtar. Turpërohu Maqedoni", ka shkruar Gencov në rrjetet sociale, pas përfundimit të ndeshjes së Maqedonisë.

Në rrjetet sociale me qëndrim ka dal edhe Vanco Aleksandar Shehtanski, i cili ka shkruar: “Para 25 vitesh reprezentacioni futbollistik i Maqedonisë luajti ndeshjen e parë. Atëherë në përbërjen e parë ishin 10 maqedonas dhe një vlleh, kurse në ditën e njëjtë në vitin 2018 në përbërjen e parë 5 janë maqedonas, 5 janë shqiptarë dhe një turk. Kjo është dëshmia më e se fotografia etnike nuk është e njëjtë, ky është realiteti. Atëherë himnin e këndonin të gjithë, kurse sot gjysma heshtin”. Dimtrievski, Zajkov, Trajkovski, Nestorovski, Elmas dhe Pandev janë lojtarët që me krenari kënduan himnin e Maqedonisë, kurse Musliu, Bejtullai, Alioski, Hasani dhe Bardhi e bën të kundërtën, kanë shkruar në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat