Shqipëria luajti më mirë, Izraeli fitoi - Bota Sot
Shqipëria luajti më mirë, Izraeli fitoi

Futboll

Shqipëria luajti më mirë, Izraeli fitoi

Nga: Kemajl Goca /Nesib Hoti Më: 14 tetor 2018 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja Izraeli vs. Shqipëria

(E plotësuar)Shqipëria pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Izraeli, në ndeshjen që u zhvillua në "Toto Turner" në Be'er Sheva. Izraelitët arkëtuan tri pikë të mëdha, duke iu falënderuar futbollistëve Tomer Hemed e Dia Saba, ndërsa Shqipëria me lojë ishte mjaft e mirë, sidomos në 45 minutat e parë. Në futboll nuk mjafton të luash mirë kur nuk shënon, ndërsa izraelitët përfituan edhe nga gabimet e rivalit. Për Izraelin janë tri pikë që nuk maten as me ari, për shkak se tani kryesojnë me 6 pikë, tri më shumë se Skocia, kjo e fundit ka një takim me pak, kurse Shqipëria është e fundit me 3 pikë në grupin 1, në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni C.

Në minutën e 8-të, top i gjatë nga portieri Harush, dyshja e qendrës së mbrojtjes nuk ka mendjen, dhe përfiton Hemed, i vetëm me portierin Thomas Strakoshën dhe shënon për rezultatin 1:0. Në minutën e 22-të, Harush bën një tjetër pritje fantastike, Bekim Balaj godet me kokë pas një asistimit të mirë të Binakut, por portieri bën mrekullinë. Sërish kuqezinjtë në rast, kur Uzuni kryen goditjen e këndit me një pasim të shkurtër me Grezdën, më pas, harkim te Balaj, ky i fundit në rrëshqitje e sipër godet, por pa saktësi drejt portës pikërisht në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë pa kaluar edhe minuta e tretë (48') rast i mirë për Izraelin, por Dabbur nuk u tregua i saktë, ku ishte edhe me fat Shqipëria.

Në minutën e 62-të, Ledian Memushaj nuk u tregua syçelë nga gjuajtja e lirë, ku topi shkoi jashtë portës. Kuqezinjtë patën një rast të mirë në minutën e 75-të, Lilaj nga rreth 20 metra goditi fortë, mezi pret portieri Harush, topi i rikthyer por Grezda me kokë nuk qëlloi portën, duke lëshuar një mundësi të artë për barazim. 

Në minutën e 80-të, Strakosha u tregua hero i vërtet duke shpëtuar portën e tij, pasi ndali një goditjen e fortë të futbollistit Dabbur.  
Futbollisti Saba nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur në portën e Strakoshës dhe siguroi fitoren me rezultat 2:0 ndaj Shqipërisë. Humbje e rëndë për Shqipërinë, ndërsa pikë të mëdha për Izraelin. 

Izraeli-Shqipëria    2:0
Stadiumi "Toto Turner", Be'er Sheva.
Gjyqtar: P. Mazzoleni (Italia).
Shënues: Hemed (8'), Saba (83').
Kartonat e verdhë:Tawatha, Dasa - Basha, Gjimshiti, Hysaj.
Izraeli: Harush, Dasa, Yeini, Tibi (Tzedek 46'), Ben Harush, Tawatha (Habashi 77'), Peretz, Natcho, Kayal, Dabbur dhe Hemed (Saba 66').

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha (Lilaj 47'), Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj (Vrioni 73') dhe Grezda.  

Grupi 1
Izraeli-Shqipëria    2:0
Tabela
1.Izraeli        3    2    0    1    4:2    6
2.Skocia    2    1    0    1    3:2    3
3.Shqipëria    3    1    0    2    1:4    3

88' Pak shpresa për Shqipërinë, Izraeli afër trepikëshit.

83' Futbollisti Saba nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur në portën e Strakoshës dhe ngriti epërsinë në 2:0. 

80' Strakosha u tregua hero i vërtet duke shpëtuar portën e tij, pasi ndali një goditjen e fortë të futbollistit Dabbur.  

78' Po afrohet fundi i ndeshjes, Shqipëria është në situatëe aspak të mirë sepse humbja është shumë e rëndë për faktin se i mban në fund të renditjes së grupit.

75' Lilaj nga rreth 20 metra goditi fortë, mezi pret portieri Harush, topi i rikthyer por Grezda me kokë nuk qëlloi portën, duke lëshuar një mundësi të artë për barazim.

74' Shqipëria vazhdon të vuajë, ndërsa Izraeli me optimizëm se do të dalin me pikë të plota edhe pak minuta deri në fund të sfidës. 

71' Nuk mjafton vetëm loja e mirë edhe kur nuk shënon, edhe pse Shqipëria po tregohet më e mirë deri me tash pa efekt sulmuesit e saj.

68' Nëse mbetet ky rezultat atëherë Izraeli do të shkuputet në krye me 6 pikë, kurse Skocia e Shqipëria do të mbeten me nga 3 sosh. Megjithatë janë edhe mjaft minuta lojë dhe me shpresa të mëdha që kuzeqinjtë të barazojnë. Deri me tani ka pak raste sa i takon pjesës së dytë.

65' Vazhdon epërsia e Izraelit, Shqipëria lufton për barazuar rezultatin.

62' Memushaj nga gjuajtja e lirë gjujajti jashtë portës.

 60' Shqipëria përpiqet të jetë më e rrezikshme, por jo edhe të krijojnë ndonjë rast të volitshëm.

56' Sulmuesit shqiptar mundohen me të gjitha forcat që të gjejnë korridorin e shënimit të golit, që do të ishte një motiv shtesë për të kërkuar edhe më shumë.

55' Shqipëria është në disavantazh dhe krejt shkaku i një gabimit, sepse deri me tash ka qenë më e mirë, ka pasur më shumë mundësi, por e pafat.

Izraeli-Shqipëria    1:0
Stadiumi "Toto Turner", Be'er Sheva.
Gjyqtar: P. Mazzoleni (Italia).
Shënues: Hemed (8').
Kartonat e verdhë:Taëatha-Basha, Gjimshiti.
Izraeli: Harush, Dasa, Yeini, Tibi (Tzedek 46'), Ben Harush, Tawatha, Peretz, Natcho, Kayal, Dabbur dhe Hemed.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha (Lilaj 47'), Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj dhe Grezda.  

52' Ka ende lojë, është e hapur gjithçka dhe kombëtarja kuqezi ka të gjitha mundësi për një barazim.

51' Shqipëria kërkon me ngulmë golin e barazimit ndaj Izraelit.

48' Rast i mirë për Izraelin, por Dabur nuk u tregua i saktë, fat për Shqipërinë.

47' Hysaj godet shumë dobët dhe pa ndonjë rrezik për Izraelin.

Fillon pjesa e dytë.

Shqipëria pritet të jetë më energjike në pjesën e dytë dhe të kërkoi golin e barazimit në duel me Izraelin. 

Shqipëria kërkon pikë në stadiumin “Toto Turner” në Be'er Sheva, në duel me Izraelin, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit 1 në Ligën e Kombeve të Divizionit C në futboll.

Përzgjedhësi i Shqipërisë Cristian Panucci do të mundohet të dalin me rezultat të favorshëm ndaj izraelitëve që kanë ekip të mirë.

Skocia, Izraeli dhe Shqipëria, që të tria janë me pikë të barabarta (3).

Formacionet zyrtare:

Image

Live ndeshja:

1' Fillon ndeshja.

5' Minutat e para të ndeshjes janë për mysafirët. Një dominim i lehtë i tyre.

9' Ka shënuar Hemed T. për Izraelin. Vendasit janë në avantazh.

20' Shqipëria po mundohet përmes sulmuesit Bekim Balaj të ecën përpara, por izraelitet kanë bërë murin në mbrojtje.

22' Balaj godet bukur me kokë, por portieri vendas bën mrekullinë.

35' Taulant Xhaka me një vollej goditje provon ta barazoj rezultatin, por përseri aty është portieri i Izraelit, që po e bën të pamunduren.

45' Përfundon pjesa e parë me golin e vetë nga Hemed të shënuar në minutë e nëntë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test