Shterpësia e Morata-s kthehet në çështje, Sarri gati t’i tregojë vendin… - Bota Sot
Shterpësia e Morata-s kthehet në çështje, Sarri gati t’i tregojë vendin…

Futboll

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Shterpësia e Morata-s kthehet në çështje, Sarri gati t’i tregojë vendin…

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 07:57
Morata dhe Sarri

Në verë është vetëm një gjë që shkon në modë, spanjishtja. Nëpër radio laujnë dhe përsërisin vetëm hitet verore dhe stuhitë muzikore spanjolle ose amerikano-jugore. Një tjetër gjë që tërheq vëmendjen gjatë verës është edhe merkato e futbollit, madje edhe këtu spanjishtja sundon. Si për nga tratativat e klubeve të Ligës, gjithmonë shumë aktivie, po ashtu edhe në Itali, ku një emër është shumë në modë, ai i sulmuesit Alvaro Morata. Gjatë verës së fundit, ish-futbollisti i Real Madrid dhe Juventus, u përfol për një transferim te Milan, por në përfundim qëndroi te Chelsea në Londër.

Por tani, kampionati dhe performanca e Moratas nuk po respekton më pritshmëritë e Maurizio Sarri. Vetëm tri gola në 11 ndeshje sezonale nuk mund të jenë të mjaftueshëm për një emër të tillë dhe Chelsea mund të duhet të nxitojë për të korrigjuar situatën, për më tepër sepse edhe qendërsulmuesi tjetër në dispozicion të trajnerit Sarri, Oliver Giroud, nuk po ecën më mirë. Mallkimi i Diego Costa? Mbase. Diamantët e Chelseas nuk shkëlqejnë më. Mbase ish-trajneri i Napolit, ndihet i zhgënjyer me rendimentin e qendërsulmuesit spanjoll, edhe për faktin se kishte mirëpritur me entuziazëm qëndrimin e Moratas te Chelsea. Por standardet e Madridit dhe Torinos duken shumë larg dhe sipas “The Sun”, Sarri madje po mendon të nxjerrë në shitje 25-vjeçarin që në merkaton e janarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test