“Thatësirë” historike dhe tjetër humbje, Real-i ka harruar të fitojë

Futboll

“Thatësirë” historike dhe tjetër humbje, Real-i ka harruar të fitojë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:02
Real Madrid

Real Madrid ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit të La Liga-s dhe mesa duket pushimi i ndeshjeve ndërkombëtar nuk i ka shërbyer aspak trajnerit Lopetegui për të mbledhur ekipin e tij, teksa Levante i ka mposhtur me rezultatin 2-1. Një start shqetësues i ka kushtuar tre pikët Los Blancos në Bernabeu, teksa pas golit të dytë ata kanë dominuar komplet ndeshjen duke krijuar dhjetëra mundësi shënimi, por pa sukses. Ishte Marcelo ai që shënoi golin që i dha fund thatësirës më të madhe të historisë prej 491 minutash pa shënuar.

Akoma pa u nxehur mirë, Reali kaloi në disavantazh që në minutën e 6’. Pas një pasimi të bukur, Jose Morales gjendet vetëm për vetëm me portierin dhe dërgon topin në rrjetë. Vendasit u munduan të reagonin menjëherë, por janë befasuar me golin e dytë pas një penalltie të dhënë pas konfirmimit të VAR-it. Ishte Marti Roger ai që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Ngërçi mendor i Los Blancos është i dukshëm teksa lojtarët krijojnë mundësi pas mundësie, por nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë. Padyshim që u mungon edhe fati, si në rastin e shtyllës së Sergio Ramos. Pas pushimit ndeshja luhet në gjysmëfushën e Levante-s dhe pas shumë tentativash të njëpasnjëshme, ishte Marcelo që ngushtoi diferencën me golin tij të parë sezonal në minutën e 72’. Mbrojtësi goditi në shenjë me të djathtën dhe ndez atmosferën e Bernabeu-t. Hapësirat për të shënuar mbeten, por sulmuesit vendas tregohen shumë të ngathët në finalizim në disa raste, dhe në disa momente të tjera u mungon fati për të përmbysur rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat