Liverpool ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Huddersfield, me rezultatin minimal 0:1.
Të përzgjedhurit e Klopp ishin dukshëm më të mirë se vendasit edhe pse rezultati nuk tregon ashtu.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi egjiptiani Mo Salah, në minutën e 24’.
Ky gol erdhi pas asistimit nga lojtari me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri.
Këto tri pikë ishin tejet të rëndësishme për skuadrën e Jurgen Klopp, pasi kësisoj, ata mbajnë hapin me Manchester City.
Liverpool grumbullon 23 pikë, po aq sa Manchester City, mirëpo gol diferenca më e dobët e lë në pozitën e dytë skuadrën e Klopp.