Barcelona pa Messin, nuk ka frikë nga Interi - Bota Sot
Barcelona pa Messin, nuk ka frikë nga Interi

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Barcelona pa Messin, nuk ka frikë nga Interi

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:10
Valverde

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde pranon se Lionel Messi nuk mund të zëvendësohet nga vetëm një lojtar dhe paralajmëron se Inter nuk dorëzohet kurrë. Barcelona do të takohet me Interin, në ndeshjen që luhet nesër (21.00) në Camp Nou, në kuadër të grupit B të Champions League në futboll. Te dyja skuadrat kanë nga dy fitore në grup dhe synojnë të vazhdojnë me ecurinë e pamposhtmërisë. “Do të presim një kundërshtar në formë shumë të mirë,” shprehet Valverde.

“Ata kanë fituar shtatë ndeshje radhazi dhe nuk dorëzohen kurrë, ata kanë fituar shumë ndeshje në minutën e fundit. Do të jetë një sfidë e bukur, tre pikët do të jenë të rëndësishme për të avancuar në këtë garë. Ne kemi gjashtë pikë, aq sa Interi, por do të luajmë brenda dhe duam të shfrytëzojmë avantazhin e shtëpisë. Duam ta fitojmë këtë ndeshje shumë të rëndësishme”, tha ai.

Valverde flet edhe për Messin. “Messi? Padyshim që mungesa e tij do të ndikojë, por është gjithashtu një sfidë për ne, të provojmë nëse mund të fitojmë pa të në javët e ardhshme ku kemi disa ndeshje shumë të vështira. Mund të ndryshosh sistemin, por jo stilin e lojës. Kemi disa opsione por nuk dua t’i jap asnjë ndihmë Spallettit. Messi nuk mund të zëvendësohet nga një lojtar, do të jetë një përgjegjësi kolektive”, thotë Valverde.

Në lidhje me mungesën e argjentinasi dhe moralin e skuadrës ka folur portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen. I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, ai ka thënë se: “Na presin dy sfida të rëndësishme kundër Interit dhe Real Madrid dhe duam t’i fitojmë të dyja. Do të na mungojnë Messi, Umtiti dhe Vermaelen, por kemi lojtarë shumë të mirë që do të jenë në gjendje t’i zëvendësojnë. Leo është një lojtarë thelbësor, por ne kemi shumë cilësi në sulm dhe jam i sigurt se kushdo që do të luajë në vendin e tij do të bëjë mirë. Qëllimi ynë është vazhdojmë në rrugën që kemi nisur në Champions dhe të mundim Interin”. Barcelona është e motivuar në çdo aspekt, edhe pse pa Messin në asnjë formë si frikësohen Interit.

Nesër - Grupi A

Club Brugge-Monaco       18.55

Dortmund-Atl. Madrid      21.00

Grupi B

PSV-Tottenham        18.55

Barcelona-Inter 21.00

Grupi C

Liverpool-Cërvena Zvezda         21.00

PSG-Napoli       21.00

Grupi D

Galatasaray-Schalke 21.00

Lokomotiva-Porto     21.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test