Allegri përgëzon lojtarët pas fitores ndaj United

Futboll

Allegri përgëzon lojtarët pas fitores ndaj United

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:26
Massiliano Allegri

Juventusi vazhdon të komandojë në Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Tri ndeshje tri fitore, gjashtë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Këto statistika tregojnë më së miri forcën që ka Juventusi i sivjetmë.

Në ndeshjen ndaj Manchester United në Old Trafford, ekipi i Massiliano Allegrit u mjaftua me një gol të Paulo Dybalas të rrëmbente tri pikët që e mbajnë të qetë në krye të grupit.

Trajneri Allegri është ndarë i kënaqur me paraqitjen sidomos në fazën e mbrojtjes, ku Juve nuk i la pothuajse aspak hapësira futbollistëve kundërshtarë.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë dhe kemi qenë kompakt në mbrojtje”, ka thënë Allegri.

“Bonucci dhe Chiellini kanë qenë shumë të mirë në lojën në ajër, ndërsa edhe Alex Sandro më ka lënë përshtypje të mirë”.

“Në sulm duhet të jemi më të qetë dhe mos të humbasim shumë topa të lehtë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat