Chiellini: Jemi krenarë për lojën që bëmë

Futboll

Chiellini: Jemi krenarë për lojën që bëmë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:49
Chiellini: Jemi krenarë për lojën që bëmë

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini i intervistuar nga UEFA, është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren kundër Manchester Unitedit.

Juve mbrëmë mundi skuadrën e Jose Mourinhos në “Old Trafford” me rezultat 0:1, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Chiellini thotë se skuadra e tij bëri lojë të madhe në pjesën e parë, por sipas tij, jo edhe në të dytën. Megjithatë, ai thekson se fitorja kundër Unitedit ishte e rëndësishme.

“Ne jemi krenarë për lojën që bëmë në pjesën e parë, kemi dominuar dhe kemi krijuar shumë shanse. Ishte e rëndësishme të vijmë këtu dhe të fitojmë”, tha Chiellini.

“Ne ende duhet të përmirësojmë, ne jemi në fillim të sezonit, është vetëm tetori, dhe ne duhet të shkojmë në prill e maj në formë edhe më të mirë”, theksoi mbrojtësi italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat