Përfitimet e Skënderbeut në grupet e Europa League

Futboll

Përfitimet e Skënderbeut në grupet e Europa League

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:57
Përfitimet e Skënderbeut në grupet e Europa League

Nëpërmjet një dokumenti të publikuar nga vetë UEFA, institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë ka bërë me dije, të gjitha pagesat që janë shpërndarë për klubet pjesëmarrëse sezonin e kaluar në Europa League.
Mes tyre, ishte edhe Skënderbeu, i cili në grupin B, ka përfituar plot 3.7 mln euro. Kështu, 2.6 mln euro janë fituar automatikisht nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, për performancën janë fituar 648 mijë euro, teksa shënoi 3 humbje, 2 barazime dhe një fitore, ndërsa 500 mijë euro të tjera erdhën nga e drejta televizive. 
Këto të ardhura vijnë vetëm nga faza e grupeve, dhe jo nga turet eliminatore, që kaloi ekipi i Ilir Dajës në atë kohë, të kualifikohej për në grupe.
Por, klubi korçar ka edhe një gjobë të majme për të paguar. Komisioni i Disiplinës në UEFA e ka dënuar me 10 vite për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, si edhe me 1 mln euro. Nuk dihet nëse UEFA do e mbajë këtë gjobë apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat