Nuk ndalet Arsenali, fiton edhe në Lisbonë për fitoren e 11 me radhë

Futboll

Nuk ndalet Arsenali, fiton edhe në Lisbonë për fitoren e 11 me radhë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:52
Foto nga ndeshja

Arsenali ka fituar me rezultat 0-1 në Lisbonë kundër Sportingut. Me këtë fitore Arsenali arrin në kuotën e 11 fitoreve radhazi në të gjitha garat. Golin e vetëm për Arsenalin në këtë ndeshje e shënoi Welbeck

Arsenali po vazhdon serinë e mirë të fitoreve në të gjitha garat zyrtare këtë sezon.

Pasi mundi Leicesterin në fillimjavë në Londër, londinezët sot kanë arritur një fitore të madhe në Lisbonë të Portugalisë, duke e mundur me rezultat 0-1 Sportingun.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Arsenalin që pati disa mundësi për të shënuar me Aubameyang, por portieri vendas ishte në nivel të lartë dhe bëri pritje fenomenale.

Vendasit hynë në këtë takim me tre mesfushorë defansivë, që do të thoshte se kishin në fushë shtatë lojtarë me tipare mbrojtëse dhe dëshironin që të kalonin në epërsi me anë të kundërsulmeve.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Edhe në pjesën e dytë Arsenali sulmoi vazhdimisht por arriti që të kaloi në epërsi tek në minutën e 78 me anë të Dany Welbeck që shënoi një gol të bukur që e zhbllokoi këtë sfidë.

Me këtë fitore, Arsenali e ruan serinë pa humbje për 11 ndeshje me radhë, ku i ka fituar të gjitha.

Në Europa Ligë kjo është fitorja e 3 dhe ka 9 pikë në Grupin E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat