Pas humbjes nga Juventusi, Man Utd merr lajmin katastrofal

Futboll

Pas humbjes nga Juventusi, Man Utd merr lajmin katastrofal

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 00:27
De Gea dhe Mourinho

Manchester United është vënë në alarm.

Manchester United është në rrezik që t’i humbet disa lojtarë në afatin e verës 2019.

David de Gea është në listën e Juventusit, andaj ata mund ta transferojnë si lojtar të lirë, pasi kontrata i skadon  verën e ardhshme.

Portieri spanjoll ka kohë që po pritet ta nënshkruaj kontratën e re te Manchester United, mirëpo ajo gjë nuk po ndodh.

De Gea po e preferon një kalim te Juventusi, andaj ‘Djajtë e Kuq’ janë duke u frikësuar se mund ta humbasin si transfer të lirë.

Tashmë është e njohur që Juventusi është ekspert në marrëveshje me parametra zero, andaj mund ta bind shumë lehtë spanjollin që të kaloj në Torino. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat