Man City me super transferim nga Juventusi

Futboll

Man City me super transferim nga Juventusi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:32
Pepe Guardiola

Alex Sandro mund të bëhet transferimi i parë i Manchester Cityt në verën e vitit 2019.

Liderët e Premierligës kanë filluar të mendojnë për transferimet e vitit të ardhshëm, dhe emri që ka spikatur në mendjen e trajnerit Pep Guardiola, është Alex Sandro.

‘The Sun’ raporton se skuatë të Cityt janë parë në ‘Old Trafford’ në ndeshjen mes Manchester United dhe Juventusit, për të përcjell nga afër lojën e mbrojtësin brazilian.

Lojtari pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me Juventusin.

Klubi anglez shumë shpejtë pritet t’ia bëjë ofertën e parë Juventusit për Sandron.

27 vjeçari është transferuar në Serie A nga Porto në vitin 2015, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor në formacionin e Massimiliano Allegrit te Juventusi./Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat