Thirrje raciste ndaj Kosovës, UEFA jep dënimin e rëndë për Rumaninë

Futboll

Thirrje raciste ndaj Kosovës, UEFA jep dënimin e rëndë për Rumaninë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:07
Tifozët rumun
Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar më 50 000 euro për kore raciste të tifozëve dhe për 23 mijë euro për shkak së tifozët kanë pushtuar fushën dhe kanë ndezur fishekzjarre në stadiumin kombëtar të Bukureshtit.
Rumania do të luaj ndeshjen e radhës pa praninë e tifozëve dhe FFR është dënuar pasi që tifozët e tyre kanë bërë kore raciste dhe kanë mbajtur banderola gjatë ndeshjes me Serbinë në Ligën e Kombeve.

Në arsyetimin e tyre, UEFA ka shkruar e ata bënë ‘kore raciste’ duke u përfshirë në konfliktin me fqinjët e tyre Hungarinë kur Kombëtarja e tyre luajti 0-0 kundër Serbisë më 14 tetor.

Ndeshja e radhës e Rumanisë në Ligën e Kombeve është më 17 nëntor, e cila do të luhet pa tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat