Real Madrid apo Chelsea? Kovacic flet rreth të ardhmës së tij

Futboll

Real Madrid apo Chelsea? Kovacic flet rreth të ardhmës së tij

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:26
Mateo Kovacic

Mateo Kovacic ka filluar për mrekulli sezonin e ri në Premierligë.

Ai po paraqitet në mënyrë fenomenale me skuadrën e Chelsea, ku erdhi si huazim nga Real Madridi, 

Kroati nuk arriti të siguronte vend startues në formacionin e spanjollëve, megjithatë në Chelsea, është i rëndësishëm për planet e Sarrit.

Megjithëse është i kënaqur me startin e sezonit, ai mendon se është herët të flitet për një largim nga Real Madridi.

“Është shumë herët për këso përgjigjesh. Jam këtu dhe jam shumë i lumtur” ka thënë Kovacic për “Evening Standard”.

“Të luash rregullisht është ndjenjë e mirë. Nuk jam mësuar të luaj çdo tri apo katër ndeshje dhe këtu futbolli është shumë i fortë” ka vazhduar kroati.

Ai ka thënë se edhe familja e tij po e shijon jetën në Londër, megjithatë nuk ka dhënë përgjigje definitive për të ardhmen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat