Behrami standard, Xhemaili zëvendësues

Futboll

Behrami standard, Xhemaili zëvendësues

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:55
Behrami standard, Xhemaili zëvendësues

Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili kthehen ballëlart me skuadrat e tyre.  Udinese barazoi me rezultat 2:2 me Genoan, sikurse edhe Bologna e Blerim Xhemailit (2:2) me Sassuolon. Behrami u paraqit standard, i cili në minutën e 19-të u ndëshkua me karton të vebrdhë, ndërsa në atë të 63-tën është zëvendësuar. Ai me Udinesen u kthyen me një pikë të madhe në kuadër të javës së 11-të në Serie A në futboll. Për Udinesen realizuan: Lasagna (65') e De Paul (70') dhe për Genoan Romulo (32'-nga penalltia) e Romero (67'). Genoa është në vend të dhjetë me 14 pikë, kurse Udinese në pozitën e 16-të me 9 pikë. Blerim Xhemali u aktivizua nga minuta e 65-të për Bolognan, që importoi një pikë të madhe. Marlon (17'), Boateng (85'-nga penalltia) shënuan për Sassuolon dhe Palacio (2') e Mbaye (56') për Bolognan. FC Bologna është në vend të 17-të me 9 pikë, kurse Sassuolo renditet i shtati me 15 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat