Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, shënoi për Zurich-un, por nuk mjaftoi që të kthehen me rezultat pozitiv. St. Gallen e mposhti me rezultat 3:2 Zurich-un, në ndeshjen e javës së 12-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Sierro (41'), Ashimeru (51') e Barnetta (86') shënuan për St. Gallenin dhe Kololli (68') e Odey (90+4’) për Zurich-un. Toni Domgjoni e Kololli luajtën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 79-të. Futbollisti Idriz Voca me Luzernin triumfuan si mysafir me rezultat 2:1 kundër Xamaxit. Voca u paraqit i plotë, kurse Arbenit Xhemaili nga minuta e 46-të dhe Samir Ramizi në çastet e fundit u inkuadrua për Xamaxin.
Liga e Zvicrës
St. Gallen-Zurich 3:2
Xamax-Luzern 1:2
Lugano-Thun 2:1
Young Boys-Sioni 3:2
Grasshoppers-Basel 1:3
Tabela
1. Young Boys 12 10 1 1 31
2. Basel 12 5 5 2 20
3. Thun 12 5 3 4 18
4. Zurich 12 4 5 3 17
5. St. Gallen 12 5 2 5 17
6. Lugano 12 4 4 4 16
7. Luzern 12 5 0 7 15
8. Sion 12 3 2 7 11
9. Grasshoppers 12 3 2 7 11
10. Xamax 12 2 4 6 10