Si e refuzoi Interi Cristiano Ronaldon, sipas legjendës zikaltër - Bota Sot
Si e refuzoi Interi Cristiano Ronaldon, sipas legjendës zikaltër

Futboll

Si e refuzoi Interi Cristiano Ronaldon, sipas legjendës zikaltër

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:30
Cristiano Ronaldo

Ish-mesfushori i Interit, Luis Suarez, ka bërë të ditur se ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ishte afër transferimit në Inter para 16 vitesh, por ai ishte refuzuar nga Massimo Morati.

Cristiano Ronaldo u transferua gjatë afatit kalimtar të verës në Juventus nga Real Madridi për 112 milionë euro. Ai kishte arritur t’i fitonte tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi para se të vendoste të larohej.

Megjithatë, transferimi i tij në Serie A duket se kishte mundur të vinte edhe 16 vite më parë, pasi që fillimisht Interi e kishte mundësinë për ta blerë portugezin. Kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe Ronaldo ishte transferuar në Manchester United.

“Ronaldo erdhi në Itali me 16 vite vonesë. Ia kisha këshilluar Interit, kur ai ishte 17 vjeç, por që nuk ishte formuar akoma. A i tregova Moratit për të? I tregova të gjithëve, por askush nuk e mori”, ka thënë Suarez.

“Ai shkoi te Manchester United një vit më vonë. Interi më kërkoi të thërras menaxherin e tij për ta ftuar në Itali, por ishte vonë, pasi ai ishte larguar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...