Guardiola i del në mbrojtje Lopeteguit: Do t’i vijë sërish rasti

Futboll

Guardiola i del në mbrojtje Lopeteguit: Do t’i vijë sërish rasti

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 09:51
Pep Guardiola dhe Julen Lopetegui

Pep Guardiola i ka dal në mbrojtje trajnerit të fundit të Real Madridit, Julen Lopetegui, i cili shkarkuar nga detyra këtë të hënën.

Trajnerit spanjoll nuk iu desh kohë prej më shumë se katër muaj që të largohet nga klubi mbretëror.

Pep Guardiola me të cilin kanë qenë pjesë e një skuadre, i ka dalë në mbrojtje ish-trajnerit të kombëtares spanjolle.

“Kështu e ka futbolli, nëse nuk fitojmë do të shkarkohemi”.

“Më vjen keq për Lopetegui sepse e kam shok. Ai është një person i jashtëzakonshëm. Do ta telefonoj në ditët e ardhshme. Ndodhi çfarë ndodhi. Është futboll, askush nuk shpëton”.

“Kur ke rezultate negative nuk mund të vazhdosh në drejtimin e ekipeve si Barcelona apo Real Madrid. Por ai do të ketë një mundësi tjetër”.

“Julen do të ketë një shans tjetër për të treguar vlerat e tij, ashtu siç bëri te Porto dhe te Spanja. Sigurisht, që i uroj më të mirat”, ka deklaruar Guardiola.

Lopetegui kishte lënë Spanjën për ta marr  drejtimin e Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat