Një muaj jashtë fushës?!

Futboll

Një muaj jashtë fushës?!

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:21
Marcelo

Marcelo mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në një muaj, për shkak të një lëndimi të pësuar.

Këtë gjë e konfirmoi Real Madridi, të mërkurën. Anësori i majtë brazilian e pësoi dëmtimin gjatë fundjavës së kaluar, në humbjen 5-1 të të bardhëve në fushën e Barcelonës.

Si rezultat, braziliani u la jashtë ekipit për ndeshjen e së mërkurës në “Copa del Rey”, kundër Melilla. Ndërkohë që klubi ende nuk ka shpallur një datë zyrtare për rikthimin e Marcelo në veprim, përflitet se mbrojtësi do të mungojë afërsisht 3-4 javë.

“Pas testeve të kryera nga Marcelo në shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve, në “hamstring” e djathtë të tij, – tha klubi në një deklaratë. – Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet has pas hapi”.

Real Madridi po merret aktualisht me një sërë çështjesh dëmtimi, përfshirë Raphael Varane, i cili mund të mungojë deri në një muaj, sepse është i lënduar në “adductor”. Mariano Diaz është, gjithashtu, jashtë veprimi për Real Madridin, pasi sulmuesi ka marrë një lëndim në “bicepin” e tij të djathtë.

Lojtarët madrilenë janë goditur nga një numër lëndimesh të muskujve këtë sezon, me Jezus Vallejo, Gareth Bale dhe Dani Carvajal, të gjithë duke kaluar kohë në infermieri për probleme të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat