Lovren: Ramos bën më shumë gabime së unë

Futboll

Lovren: Ramos bën më shumë gabime së unë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Dejan Lovren

Mbrojtësi i qendrës së Liverpool, Dejan Lovren , i është përgjigjur kritikave duke thënë se ai është “njëri prej më të mirëve në botë”, duke thënë se Sergio Ramos bën më shumë gabime së unë

Dejan Lovren ishte kritikuar ashpër pasi kishte thënë se ai ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë, por në një intervistë për Copa 90, ai ka shpjeguar që komentet e tij, duke thënë se Varane është njëri prej të mirëve në botë dhe ka thënë se Sergio Ramos bën më shumë gabime së ai pavarësisht faktit që golat e shumtë të Ronaldos e kanë shpëtuar spanjollin nga kritikat.

“Njerëzit gjithmonë shikojnë gabimet tona, ata nuk i shikojnë cilësitë e mira”, tha ai.

“Nëse e shikoni Ramosin, ai bën më shumë gabime së unë. Por ai luan në Real Madrid. Ronaldo, para disa sezoneve shënonte gola, kur bëni gabim por fitoni me rezultat 5-1, 5-2, askush se sheh këtë gabim. Dua të them se unë nëse gabojë ndeshja përfundon 1-0 dhe kritikat janë shumë të mëdha”, thotë ai.

“Kam thënë se jam një ndër më të mirët, por kurrë jam më i miri”, tha ai kur u pyet për komentet e mëhershme. “Këtë sezon, me trego kush luajti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe një muaj më vonë në finale të Botërorit. Isha i dyti pas Thierry Henry. Po e kërkoja këtë informatë dhe e gjeta në Premier Ligë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat