Griezman tregon se ku do ta mbyllë karrierën

Futboll

Griezman tregon se ku do ta mbyllë karrierën

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Griezman

Disa prej yjeve të futbollit në fundin e karrierës së tyre janë transferuar nga klubet më të mëdha europiane drejt Amerikës.

Kampionatin amerikan i futbollit (MLS) ka mbledhur yje si Ibrahimovic, Rooney, David Villa e plot të tjerë, që janë në fundin e karrierës.

Këtë dëshirë ka edhe Antoine Griezmann, i cili e deklaron vetë që i pëlqen ta mbyllë karrierën në Shtetet e Bashkuara.  

Në Amerikë është një mentalitet tjetër. Mua më pëlqen atje, sepse kur shkoj nuk më njeh askush. Dua të luaj në MLS. Kam dëshirë ta mbyll atje karrierën time”, deklaroi sulmuesi i Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat