Juventus bën detyrën kundër Cagliari-t, vendosin Dybala & Cuadrado

Futboll

Juventus bën detyrën kundër Cagliari-t, vendosin Dybala & Cuadrado

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:33
Juventus

Juventus nuk ka lënë Inter dhe Napolin t’i afrohen në krye të renditjes së Serie A. Skuadra e Allegri-t nuk e ka pasur të lehtë, por ka arritur të marrë një fitore të merituar 3-1 ndaj Cagliari-t në Allianz. Ishte Paulo Dybala ai që kaloi të tijtë në avantazh që pas 43 sekondave lojë.

Sulmuesi argjentinas ka dribluar dy kundërshtarë me një finte dinake dhe ka goditur me të djathtën duke dërguar topin në rrjetë.

Vendasit vazhduan të insistonin për golin e dytë duke krijuar disa mundësi të mira, por janë befasuar në minutën e 36’ me golin e Joao Pedro. Sulmuesi i Cagliari-t ka shënuar një gol të bukur në portën e bardhezinjve.

Gjithsesi barazimi ka zgjatur vetëm dy minuta. Ishte një tjetër lojtar i Cagliari-t që shënoi, por në portën e tij. Filip Bradaric nuk arrin të devijoji siç duhet topin pas një krosi të Douglas Costa-s nga e majta duke e shtyrë në rrjetë nga një distancë e afërt. Mundësitë për të vulosur fitoren ishin të shumta, por sulmuesit e Juve-s kanë gabuar para portës. Gjithsesi Juve e menaxhoi mirë lojën dhe gjeti golin e qetësisë në minutën e 87′ falë Cuadrado-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat