Trajneri i Bayernit: Jemi të zemëruar dhe të trishtuar

Futboll

Trajneri i Bayernit: Jemi të zemëruar dhe të trishtuar

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:18
Bayern Munich

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka thënë se ekipi i tij është i zemëruar dhe i trishtuar pasi pranoi gol të vonshëm në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Freiburgut të shtunën.

Goli i Serge Gnabry nuk mjaftoi për Bayern Munichun pasi Lucas Holer realizoi më minutën e 89-të në “Allianz Arena” për Freiburgun, dhe si pasojë kampioni në fuqi mbeti katër pikë mbrapa liderit Borussia Dortmundit.

Kovac, i cili pritet të përballet me presion edhe më të madh, lëshimi i pikëve nga dora në përfundim të takimit ishte goditje e rëndë për Bayernin.

“Kundër Augsburgut humbëm pikë në minutën e 89-të dhe ndaj Freiburgut ishte e njëjta gjë. I kemi humbur katër pikë”, tha ai në konferencë për media.

“Jemi të zemëruar dhe të trishtuar. Ky është sporti dhe kjo është jeta. Ndeshjen tjetër e kemi pas tri ditëve dhe duam të fitojmë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat