Aguero bëhet legjendë, City “masakron” Southampton në 45 minuta

Futboll

Aguero bëhet legjendë, City “masakron” Southampton në 45 minuta

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:13
Aguero

Manchester City e ka mbyllur në avantazh 4-1 pjesën e parë të ndeshjes që po zhvillohet në “Etihad Stadium” kundër Southampton, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit anglez.

Ndeshja është zhbllokuar nga një autogol i Hoedt në minutën e 6-të, teksa Aguero ka dyfishuar avantazhin në të 12-ën.

“Kun” është bërë lojtari i tretë në historinë e Premier League që shënon 150 gola me një klub të vetëm pas Henry (175 me Arsenal) dhe Wayne Rooney (183 me United).

Aguero i ka shënuar këto 150 gola në 217 ndeshje me “Qytetarët” dhe vetëm Alan Shearer ka arritur të shënojë 150 në më pak ndeshje (212) në historinë e Premier League.

Goli i tretë i vendasve është shënuar në minutën e 18-të nga David Silva, por miqtë kanë ngushtuar diferencat në minutën e 30-të me Ings, që ka transformuar në gol penalltinë e shkaktuar nga portieri Ederson. Në fundin e 45 minutave të para ka ardhur edhe goli i katërt i kampionëve në fuqi, që kanë shënuar me Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat